BE DISKUTON SHQIPËRINË NESËR/ Andoni: Problemet mes vendeve po kthehen në pengesë për integrimin
Analisti, Ben Andoni në një lidhje direkte për Ora News ka folur për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe ndikimin që ato kanë në procesin e integrimit europian të vendit.
Sipas tij, problemet dypalëshe mes vendeve shpesh dalin në mënyrë publike dhe përdoren si pjesë e diskutimeve politike në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian.
“Problemet që janë mes vendeve shpesh nxirren në publik dhe lidhen me procesin e integrimit, duke u kthyer në pengesa në rrugën e vendeve që synojnë BE-në.”-tha Andoni.
Ai përmend se në rastin e Shqipërisë, një nga çështjet më të diskutuara me Greqinë lidhet me pronat e minoritetit, por sipas tij, kjo nuk është e vetmja temë që përdoret në raportet mes dy vendeve.
“Çështja e pronave ngrihet shpesh, por në kohë mund të shtohen edhe elementë të tjerë, duke e bërë më të vështirë procesin dhe duke kërkuar lëshime nga pala shqiptare.”-u shpreh analisti.
Analisti e lidh situatën edhe me procesin e ardhshëm mes dy vendeve në Gjykatën Ndërkombëtare për kufirin detar, që sipas tij mund të ndikojë në rritjen e tensioneve diplomatike.
Ai shton se vendet që kanë kaluar procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian kanë bërë lëshime të rëndësishme në çështje të ndryshme.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

