TABAKU: INTEGRIMI KËRKON REZULTATE/ Deputetja demokrate: Duhet më shumë vullnet e transparencë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, kërkon më shumë transparencë dhe vullnet politik për procesin e integrimit europian. Për Ora News, ajo thotë se rezoluta e përbashkët në Parlament është një hap pozitiv, por Brukseli pret rezultate konkrete dhe jo vetëm dakordësi politike. Tabaku shton se Shqipëria ka humbur shumë kohë në rrugën drejt Bashkimit Europian dhe apelon për reflektim nga mazhoranca.
Unë mendoj që procesi i integrimit meqënëse është i bazuar në merit vlejnë rezultatatet, mungojnë rezultatet sigurishtë që edhe procesi nuk do të eci.
Jorida Tabaku ndër vite është nga deputetet më të angazhuara të së djathtës sa i përket procesit të negociatave me be.
Madje në krye të këshillit kombëtar të integrimit shpesh ka qenë në krye të nismave të ndryshme. Për ora neës, ndryshe nga perceptimi për ndarjen mes mazhorancës dhe opozitës, thotë se nuk kanë munguar nismat e përbashkëta
Megjithatë shton se rëndësi ka tregimi i fakteve sic janë ndaj dhe rezolutën e përbashkët në seancë e sheh tejet të rëndësishme
Sipas saj brukseli kërkon rezultate konkrete ndaj dhe kërkesat e opozitës i cilëson te drejta
Për të mos humbur trenin e radhës shton se janë 10 vite të humbura, ndaj apelon për reflektim nga mazhoranca për të realizuar anëtarësimin në union.
Tabaku : nuk mendoj që shqipërisë dhe parlamentit i ka munguar ndonjëherë konsesusi për procesin e integrimit në BE, sepse ne e kemi thënë në disa raste forcat politike për procesin e integrimit pavarsisht ndasive, mosdakortësive bien dakortë, edhe gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë momente kur ne opozita kemi rënë dakord, psh kemi bërë propozime për ndryshimin e kodit zgjedhor dhe mbrojtjen e gazetarëve, pra kemi qënë konstruktivë, unë personalishtë kam propozuar disa ligje për investimet e huaja direkte, ligjin për koncesionin me partneritetin publik politikës shqiptare i kanë munguar aktet pasi rezoluta në faktë është fjalë tregon një angazhim për të ardhme, dhe unë shpresoj që qeveria ti qëndrojë në frymë edhe në gërmë angazhimeve që mer kjo rezolutë, për mua lajm i rëndësishëm është që në këtë parlament për herë të parë po flitet njësoj që do të thotë edhe mazhoranca po ndan shqetësimet e opozitës, ne kemi muaj që luftojmë për transparenc për ligje që miratohen me shpejtësi për ligje që janë kundër bashkimit europian për ligje të cilat fatkeqësisht sot janë kthyer edhe në pengesë për zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese dhe të gjitha këto reflektohen në këtë rezolut.
Unë besoj që rezoluta tregon që palët politike po bien dakord, por Brukseli ka nevojë për më shumë se palët të bien dakord ka nevojë për akte të përditshme që ne biem dakord, dhe besoj që hapja e komisioneve hetimore, kërkesat opozitës për sa i përket interpelancave, mocioneve , debatit, kërkesave tona për më shumë informacion, raportim për procesin e integrimit janë vecse të drejta, dhe mendoj që jemi nëë një moment ku mund të mereet një kthesë dhe mund të ndryshohet edhe nga ana e qeverisë.
Shqipëria ka humbur shumë momente gjatë viteve të shkuara në 10 vite të shkuara ne kemi pritur marjen e një date dhe kur kjo datë erdhi përsëri kemi pritur që procesi screen dhe negociatat më pas të ishin transparente, unë besoj që ne ndodhemi në një udhkryq ku do të vendosim do ecim drejt shtetit të së drejtës apo do kthehemi pas në diskutime që ne duhet ti kishim mbyllur për të paktën 10 vietet e fundit.
Mekanizmi i parë është vullneti politik asgnjë nuk e zëvendëson vullnetin politik pasi rezoluta flet njëkohësishtë edhe për zgjedhje të lira dhe të ndershme, zbatimin e reformës në drejtësi, zbatimin e vendimeve të gjykatës kushtetuese, për këtë arsye unë them që elementi i parë është vullneti politik më pas elementët e tjerë lidhen edhe me raportimet e përditshme në komision të përmuajshme nga ana e qeverisë por edhe raportimet që ne do kemi me institucionet e përbashkëta so komisioni i përbashkët parlamentar i stabilizim asocimit, do të raportoj në fillim të korrikut në strasburg, pra janë mekaniza të cilat janë ngritur në kohë për ta siguruar ktë, fatkeqsisht nuk kanë funksionuar, edhe arroganca e numrave por edhe fakti që qeveria e ka trajtuar këtë proces tërësisht si teknik ndërkohë që ky është një proces edhe politik e kanë penguar kontrollin parlamentar njëkohësishtë edhe raportimin parlamentar.
