Berisha paraqitet në SPAK, pritet nga mbështetësit para godinës së prokurorisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme për masën e sigurisë.

Berisha ka përshëndetur edhe mbështetësit e tij të mbledhur jashtë godinës së SPAK-ut.

Mësohet se ai u është drejtuar gazetarëve duke u shprehur se do të ketë një lajm.