Kur tallet tr*pi me SPAK-un dhe GJKKO-në
“Noa”, një portal i hershëm, dje ka raportuar me foto se në stadiumin Arena Kombëtare në Tiranë po zhvillohej dueli mes Elbasanit dhe Egnatias së Rrogozhinës në kuadrin e Final Four të Kampionatit Kombëtar të Futbollit.
Në ndeshje ndodhej si tifoze edhe Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Tiranë me 13 akuza dhe ajo vetë me disa akuza të rënda penale, por që ndiqet në gjendje të lirë.18 Maj, 14:57
Në fakt, prania e Ajola Xoxës në stadium tregon një tallje tr*pi me SPAK-un dhe GJKKO-në. Një injorim i plotë i drejtësisë. Dhe tregon një manipulim ose mashtrim të bërë ndaj këtyre organeve.
Më 30 mars 2026, GJKKO i ka dhënë të drejtë Ajola Xoxës të ndiqet në gjendje të lirë, të mos ketë më masë detyrim paraqitje dhe të largohet edhe jashtë vendit, për shkak se i është paraqitur një raport nga Prof. Dr. Orion Gliozheni.

Sipas raportit të doktorit, që u mësua nga media, ajo ishte shtatzënë dhe mund të kishte probleme të rënda shëndetësore në rast se nuk kurohej jashtë.
Pyetja është e thjeshtë: një njeri me probleme të rënda shëndetësore, që mund të vijnë nga shtatzënia dhe që duhet të ndjekë shtatzëninë në mënyrë rigoroze, a mund të shkojë në stadium të qëndrojë dy orë e më shumë për një ndeshje?! Aq më tepër kur pret të lindësh dhe je në muajt apo javët e fundit. Ajola Xoxa është kërkuar që të kurohet jashtë sepse ka probleme, siç thotë raporti i Prof. Dr. Orion Gliozheni, ndërkohë shkon në stadium.
Kjo është të tallesh me SPAK-un, kjo është të tallesh me GJKKO-në, kjo është të tallesh me drejtësinë. Institucionet ose duhet të marrin të pandehur Prof. Dr. Orion Gliozheni për këtë raport dhe duhet verifikuar gjithçka, është i vërtetë apo është fals, dhe ka shkruar gjëra për të favorizuar Ajola Xoxën, ose gjendja shëndetësore e Ajola Xoxës është përmirësuar ose ka qenë normale dhe nuk ka nevojë më për rekomandimet e dhëna nga doktori dhe lejet apo ndryshimet e masave të sigurisë.

Urojmë që të jetë përmirësuar gjendja shëndetësore, ta shikojnë prokurorët e SPAK-ut, ta shikojnë gjyqtarët e GJKKO-së, të jetë krenar edhe Prof. Dr. Orion Gliozheni dhe e vërteta të jetë që është më mirë nga ana shëndetësore, kjo duket edhe nga fotot në stadium.
Se në të kundërt, pra në rastin që ajo ka qenë shumë mirë në anën shëndetësore dhe raporti është lëshuar fiktivisht, thjesht dhe vetëm për të ndryshuar masat e sigurisë, është një vepër penale që i drejtohet Prof. Dr. Orion Gliozhenit.
SPAK-u duhet ta hetojë dhe të zbardhin të vërtetën ose duhet të pranojnë se si tallet tr*pi me ta./Marre nga CNA


