Shtyhet seanca paraprake ndaj Arben Ahmetajt, ja kur mbahet seanca e rradhës

GJKKO nuk ka mundur të marrë vendim mbi nisjen ose jo të procesit gjyqësor për dosjen e incineratorit të elbasanit ku nën akuzë është ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Shkak për shtyrjen e seancës paraprake u bë mungesa e marrjes dijeni për të akuzuarit që janë në mungesë, ku përfshihet dhe ish nr dy i qeverisë.

Gjykata urdhëroi edhe njëherë njoftimin e të pandehurve në adresat që ata kanë deklaruar duke caktuar datën 15 qershor për seancën e radhës. 

Nën akuzë janë Arben Ahmetaj bashkëjetuesja  Erjola Hoxha dhe ish bashkëshortja Albina Mançka. Po ashtu në këtë fraksion të çështjes spak ka vijuar me akuzën për pronarët e kompanisë së koncesonit  Mirel Mëriti dhe  Klodian Zoto por dhe gjashtë persona të tjerë.

Hetimet për këtë çështje u mbyllën në mars ndërsa spak ngriti tre akuza për ish zëvendëskryeministrin arben ahmetaj.

Në korrik të vitit 2023 parlamenti miratoi heqjen e imunitetit për të dhe i dha të drejtën prokurorisë së posaçme për masën e arrestit. Megjithatë pas këtij vendimi Ahmetaj u largua nga shqipëria ndërsa u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Për incineratorin e elbasanit, tiranës dhe fierit gjkko tashmë ka dhënë dënime për zyrtarë të tjerë të lartë ashtu si dhe për ish ministrin Lefter Koka