BE NESËR DISKUTON SHQIPËRINË/ Shtetet anëtarë diskutojnë kriteret për hapat drejt integrimit
Brukseli pritet të diskutojë nesër raportin për shqipërinë. Në dokument do të saktësohen detyrimet e vendit tonë për të vijuar me procesin e integrimit, por dhe do të vlerësohet ecuria me kapitujt e hapur mbi negociatat e anëtarësimit
Këshilli i evropës ka parashikuar zhvillimin e një takimi të martën në orën 10 ku do të diskutohet mbi raportin e ndërmjetëm për shqipërinë. Në këtë takim pritet që vendet anëtare të diskutojnë draftin final për vendin tonë ku do të vlerësohet ecuria e kapitujve të negociatave. Burime diplomatike kanë shtuar se raporti fillestar pozitiv i Komisionit Europian ka pësuar ndryshime të rëndësishme për shkak të kërkesave të vendeve anëtare ku janë vendosur kritere që duhen plotësuar nga shqipëria.
Më kritikë pritet të jenë përfaqësuesit e Gjermanisë, Holandës dhe Rumanisë të përqendruar në luftën ndaj korrupsionit dhe lirisë së medies, pika këto që u panë dhe në amendamentet e komisionit evropian. Megjithatë në dokument pritet të ketë edhe element mbi të drejtat e pakicave por dhe rritjen ekonomisë.
Miratimi i këtij raportit IBAR konsiderohet si vendimtar në këto pikë të negociatave për të vijuar më pas me diskutimet për mbylljen e kapitujve. Në raportin e qeverisë shqiptare është theksuar sfida për mbylljen e 10 kapitujve brenda vitit, ndërsa kyrnegociatorja ka theksuar më herët se dy prej tyre janë tashmë në finish.
Megjithatë në diskutim do të shihet nëse do të zërë vend kërkesa e opozitës shqiptare për gjithëpërfshirje si dhe me apelin që mazhoranca të mos përdorë vetëm forcën e kartonit port ë synohet konsensusi për ccështjet kryesore. Në kuvend PD e ka vënë theksin te reforma territorial, kodi zgjedhor por dhe te ndryshimet mbi rregulloren e kuvendit
