ECURIA DREJT BE/ Alibeaj: Shqipëria ka plot deficenca, kemi mbetur pas edhe vendeve të tjera të rajonit
I ftuar në studion e Ora News ka qenë juristi dhe politikani Enkelejd Alibeaj, i cili ka folur për ecurinë e vendit drejt Bashkimit Europian dhe pengesat që kanë ndikuar në këtë rrugëtim.
Sipas tij, Shqipëria vazhdon të përballet me vështirësi dhe mangësi të shumta, ku një pjesë e madhe lidhen me mënyrën si ka funksionuar politika vendase gjatë viteve të fundit.
Ai ka sjellë në vëmendje se vendi ka qenë disa herë pranë hapave vendimtarë drejt integrimit, por në momentet kyçe procesi është ngadalësuar ose bllokuar për shkak të zhvillimeve politike të brendshme.
“Ky vend ka plot vështirësi dhe deficenca, shumica vijnë nga ajo që lidhet me politikën. Ka qenë shumë herë afër hapave për integrimin, por gjithmonë ka dalë diçka nga politika që e ka penguar procesin.”-u shpreh ai.
Në vijim Alibeaj kujton se në periudhën e hershme të procesit të integrimit, Shqipëria shihej si një nga vendet më të avancuara në rajon, së bashku me Kroacinë.
Sot, sipas tij, situata është ndryshe dhe vendi ka mbetur pas në krahasim me disa shtete të tjera të rajonit.
“Në fillimet e procesit të integrimit, Shqipëria ka qenë në krye të listës bashkë me Kroacinë. Sot jemi në një pozicion më të vështirë dhe kemi mbetur pas edhe vendeve të tjera të rajonit.”-tha Aliabeaj.
Ai ka përmendur gjithashtu se në momente të rëndësishme politike, mungesa e bashkëpunimit mes palëve ka ndikuar drejtpërdrejt në ngadalësimin e procesit të integrimit europian.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS:

