ZGJEDHJET SHTYJNË PROTESTËN E PD-së/ Berisha kërkon pjesëmarrje në 23 maj, Salianji ankimon skualifikimin

Zgjedhjet për kryetar të PD dhe më tej mbledhja e këshillit kombëtar ka bërë që protesta e rradhës së opozitës të shtyhet në qershor.

Sali Berisha thekson se tubimi kombëtar nuk do të ndalojë ndërsa kërkoi pjesëmarrjen e demokratëve për ta votuar në një tjetër mandate në krye të selisë blu.

Nga ana tjetër Ervin salianji ka bërë ankim në strukturat demokrate duke kërkuar futjen në garë për kryetar

Partia demokratike nuk do ti ndalë protestat edhe pas zgjedhjes së kryetarit, votim që mbahet në 23 qershor. Sali Berisha, i cili është kandidat i vetëm, shprehet se tubimi i rradhës do të jetë në qershor, e për këtë theksoi se vëmendja do të jetë dhe te ndryshimet në statutin e selisë blu

Deklaratën Berisha e bëri pas daljes nga SPAK ku zbatoi vendimin e GJKKO për detyrim paraqitje

Në garën për kryetar të PD u skualifikuan 5 kandidatë, ku Mereme Sela bëri ankimim në gjykatë.

Ndërkaq këtë të hënë Ervin salianji dorëzoi në selinë blu dosjen me ankimimin e tij duke kërkuar të përfshihet në sfidën e drejtimit të PD.

Në dokumentin voluminoz, ai pretendon se është penguar në mënyrë të paligjshme, duke deklaruar se dokumentacioni i dorëzuar fizikisht, me postë dhe email, nuk është marrë në shqyrtim.