Teliti: Nën qeverinë Rama, kush punon ngel i varfër

Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti me një reagim në rrjetet sociale shkruan se, nën qeverinë Rama kush punon ngel i varfër.

Reagimi i Dorian Telitit:

TË PUNOSH E TË MBETESH PËRSËRI I VARFËR - PASOJAT E MODELIT QEVERISËS!

Sipas raporteve ndërkombëtare, plot 39% e shqiptarëve që janë në marrëdhënie pune NUK SHTYJNË DOT MUAJIN!

Sipas Bankës Botërore, 23% e shqiptarëve jetojnë me MË PAK se 681 lekë në ditë.

​Kjo është skllavëria moderne e qeverisjes së gabuar.

Njerëzit zgjohen në mëngjes, derdhin djersë duke punuar për orë të tëra dhe në fund të muajit nuk u dalin lekët as për ilaçet e prindërve apo librat e fëmijëve.
​Pasi paguajnë dritat dhe ujin e shtrenjtuar, kjo qeveri u thotë familjeve të ushqehen, të vishen dhe të kurohen me "lëmosha" ditore!

​Ndërsa zyrat e shtetit mbajnë erë luks, Shqipëria po zhytet gjithë e më shumë në varfëri strukturore.

Ndaj ​mjaft më me propagandë e deklarata boshe, ato nuk i mbushin dot frigoriferët e shqiptarëve!

NDRYSHIMI POLITIK & EKONOMIK DOMOSDOSHMËRI KOMBËTARE!