LAJM I FUNDIT! Kërcet grushti në Elbasan, vendasit nuk përtypin dot humbjen, rr*hen me tifozët e Egnatias, ndërhyn Policia
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 21:56
Tifozët e Elbasanit s’e kanë kapërdirë humbjen me shifrat 0-4 përballë Egnatias.
Mësohet se pas ndeshjes, tifozët “verdheblu” janë përplasur me mbështetësit e ekipit rrogozhinas, teksa është dashur ndërhyrja e Policisë, për të qetësuar situatën mes palëve.
Fundi i ndeshjes në “Air Albania” mes Egnatias dhe Elbasanit, i përfunduar 4-0 për rrogozhinasit, ka sjellë tension.
Së fundmi raportohet për incidente, ku ka patur përplasje mes dy tifozërive. E domosdoshme ndërhyerja e policisë, me këta të fundit që kanë qetësuar situatën.
Pamje të tilla kthejnë futbollin shqiptar shumë vite mbrapa dhe nuk i shkojnë aspak përshtat sportit më të ndjekur në vet. Sfida Elbasani-Egnatia ishte e vlefshme për ndeshjen e dytë në Final Four.
