FOTO-LAJMI/ Aksident në Elbasan, makina përfundon në kanal
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 12:12
Një aksident është shënuar paraditen e sotme në fshatin Papër të Elbasanit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Nga informacionet paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit të mjetit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë për zbardhjen e rrethanave.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar për persona të lënduar.
