Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (17 -18 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.

Britania e Madhe, Balltiku dhe zonat alpine vijojnë me reshje, ndërsa pjesa më e madhe e Europës mbetet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta, sidomos në Ballkan dhe Mesdhe.

Njihemi tani me kushtet e motit per sa I perket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, vendi paraqitet me mot te kthjellët me vranësira të pakta, ndërsa në gjysmën lindore priten rrebeshe afatshkurtra shiu.

Pasditja sjell përmirësim gradual. Temperaturat luhaten nga 5°C deri në 23°C. Era fryn mbi 45 km/h, me dallgëzim 2 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Europë për ditën e nesërme, një qendër e presionit të ulët atmosferik sjell rrebeshe shiu dhe stuhi në Europën Qendrore, ndërsa Balltiku dhe zona të izoluara të Ballkanit mbeten me reshje afatshkurtra.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, pritet mot i kthjellët dhe i ngrohtë në bregdet dhe zonat e ulëta, ndërsa në zonat malore priten vranësira dhe reshje lokale në veri-verilindje. Temperaturat luhaten nga 4°C deri në 25°C.

Era fryn mbi 35 km/h, me dallgëzim 1 ballë.