Grabitja në Kamëz, policia shoqëron disa persona

Një grabitje me armë zjarri ndodhi të shtunën (16 maj) në Kamëz, ku dy persona të maskuar janë futur në një argjendari në pronësi të shtetasit O. L, dhe kanë marrë një sasi bizhuterish.

Mësohet se policia e Tiranës ka shoqëruar disa persona me precedent të mëparshëm penal në zonën e Kamzës për të cilët po kryen verifikime nëse kanë lidhje me grabitjen.

Falë kamerave të sigurisë është mësuar itinerari i grabitësve. Autorët paraqiten të maskuar, ndërkohë që pas grabitjes kanë vijuar lëvizjen e tyre drejt Zallherrit. Më pas, në një moment ata pësojnë një rrëshqitje me motor dhe rrëzohen për ta vijuar sërish lëvizjen.