Trafik kilometrik në Kapshticë, qytetarët me orë të tëra në radhë për të kaluar në Greqi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Maj 2026, 17:28
Trafiku kilometrik në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë është bërë realiteti i përditshëm i shqiptarëve apo emigrantëve të cilët duan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi.
Sipas tyre, çdo ditë detyrohen të presin për me tepër se dy orë në tokën neutrale pasi policët e kufirit grek punojnë me sportele të reduktuara ndërsa vështirëson kalimin në kohë edhe sistemi i ri i aplikuar për vendet Shengen.
Këto pamje vijnë nga dita e sotme në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, ku radha afrohet deri në doganën shqiptare ndërsa pala greke punon vetëm me një sportel.
