I DEHUR PËRPLAS POLICINË/ 44-vjeçari u arrestua pas ndjekjes nga blutë e Durrësit

Një 44-vjeçar u arrestua nga policia e Durrës pasi rezultoi i dehur në timon.

Sipas autoriteteve, Rezart Abazaj u përplas me patrullën e policisë gjatë tentativës për t’u larguar nga efektivët, të cilët e kishin ndaluar pas sinjalizimeve për lëvizje me shpejtësi të lartë dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Pas testit të alkoolit, 44-vjeçari rezultoi me nivel 1.4 mg/l alkool në gjak.

Sipas policisë, Abazaj rezulton përsëritës për ngjarje të ngjashme dhe ka precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin kur ai përplaset me automjetin e policisë gjatë ndjekjes.

Në të njëjtën zonë, pak javë më parë, 57-vjeçari Nikoll Radaçi përplasi tre fëmijë që po luanin me top në trotuar.

Nga aksidenti humbën jetën E.M., 12 vjeç dhe K.N., 10 vjeç, ndërsa një tjetër fëmijë 8-vjeçar mbeti i plagosur rëndë.

Sipas të dhënave, edhe Nikoll Radaçi ishte raportuar disa herë nga banorët për drejtim të rrezikshëm të automjetit dhe ishte gjobitur më herët nga policia rrugore për shkelje të sigurisë rrugore.