"Diego Testi i "Eco Tirana", aferë 930 mijë euro me Andi Markun e "Power Industries"! Skemë korrupsioni, pastrim parash dhe lidhje me mafien italiane"

iego Testi, administrator i Eco Tirana dhe Andi Marku, pronar i kompanisë Power Industries dyshohet se janë përfshirë në një skemë të konsoliduar korrupsioni, përmes tenderave të paracaktuar me pazar në tavolinë, me ofertë gati sa fondi limit dhe duke mashtruar edhe me zbatimin e kontratave.

Eco Tirana, nën hetim nga SPAK për lidhje me mafien italiane, korrupsion dhe pastrim parash, ka devijuar miliona euro para publike në llogaritë e kompanisë Power Industries, përmes tenderave të dyshuar si të manipuluar, duke ndarë më pas paratë sipas roleve.

"Diego Testi i "Eco Tirana", aferë 930 mijë euro me

Në 7 prill 2026, Diego Testi i Eco Tirana ka firmosur tenderin e radhës për Andi Markun e Power Industries, me vlerë 930 mijë euro për blerje pjesë këmbimi origjinale për mjete. Tenderi është formal dhe i manipuluar. Në ‘garë’ ka marrë pjesë vetëm kompania fituese. Diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese është rreth 50 mijë euro. Kriteret janë hartuar që t’i përshtaten kompanisë fituese. Të gjitha këto elementë ngrenë dyshime të forta për një tender korruptiv. 

Kompania Power Industries është themeluar në vitin 2025 nga Maksim Shena dhe Olta Xhaferri. Ata u bënë “të famshëm” për një tender të veçantë në vitin 2021. Tridhjetë e pesë mijë USD do të shpenzoheshin për riparimin e makinës së blinduar, me të cilën lëviz kryeministri Edi Rama, për arsye sigurie. Në maj të vitit 2021, Maksim Shena dhe Olta Xhaferri e kaluan kompaninë në emrin e Andi Markut përmes dhurimit. 

"Diego Testi i "Eco Tirana", aferë 930 mijë euro me

Që nga viti 2015, kompania Power Industries ka marrë mbi 30 milionë euro para publike përmes tenderave të dyshimtë. Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, kompania me prestanome Andi Markun ka përfituar e vetme nga buxheti i shtetit 13.7 milionë euro, përmes tenderave me objekt për blerje mjetesh të ndryshme transporti, pjesë këmbimi, veshje, vegla pune etj. 

"Diego Testi i "Eco Tirana", aferë 930 mijë euro me

Burimi kryesor i përfitimit të parave publike për Power Industries është pikërisht Eco Tirana. Madje ka dyshime të forta se Power Industries është derivat i Eco Tirana, për qarkullimin e parave dhe kontrollin e shërbimit skandaloz të pastrimit.

Nga ana tjetër, hetimet e anti-mafia italiane kanë faktuar se Eco Tirana është derivat i organizatës mafioze Ndragheta. Në regjistrin e pronarëve përfitues të Eco Tirana, mbiemri i përfaqësuesit të Ndraghetës është shënuar me “Stefano nuk e di Casali”, një përpjekje vulgare për të fshehur lidhjet. 

"Diego Testi i "Eco Tirana", aferë 930 mijë euro me

Skandali është mbuluar nga Qendra Kombëtare e Biznesit. Ndërkaq, ECO Tirana përfiton miliona euro nga Bashkia, për gjoja seleksionimin e mbeturinave, një shërbim që nuk e kryen. Me këto para, po blen kazanë të vjetër dhe mjete skarco, me qëllim të marrë monopolin e pastrimit. Mjetet skarco i blen tek Power Industries. Paratë publike qarkullojnë nga e njëjta dorë, përzihen me para të pista dhe pastrohen me veprimtari në dukje të ligjshme./ Marre nga "Prapaskena"