Veliaj, me skema të përsëritura/ Presion ndaj drejtësisë para seancave gjyqësore

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, vijon me skemat dhe skenarët e tij nga skuta e qelisë në burgun e Durrësit.

Veliaj ka vënë në lëvizje makinerinë e tij mediatike për të ushtruar presion ndaj drejtësisë, prokurorëve dhe gjyqtarëve, ndërsa pritet të zhvillohen seancat në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën e Lartë brenda dy javëve të ardhshme.

Më 20 maj do të zhvillohet seanca në Gjykatën Kushtetuese, më tej në 28 maj do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Lartë, ndërsa me 26 maj do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme.

Veliaj, me skema të përsëritura/ Presion ndaj
Seanca ne Gjykaten Kushtetuese

Ndërsa në Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë kërkon lirinë, në Gjykatën e Posaçme vijon të mos paraqitet prej 9 muajsh në seancat gjyqësore, pasi ka frikë të përballet me faktet dhe provat e gjetura nga prokurorët të cilët e kanë kapur të gjallë me korrupsion, shpërdorim detyre, pastrim të produkteve të veprës penale, fshehje të pasurisë, si dhe futjen e sendeve të ndaluara në qeli.

Veliaj, me skema të përsëritura/ Presion ndaj
Seanca ne Gjykaten e Larte

Por nga ana tjetër, Veliaj vijon të përdorë shërbëtorët e tij për të sulmuar dhe ushtruar presion ndaj drejtësisë.

Vijon me skenarët e sulmeve me shkrime të paguara dhe lobiste në mediat e huaja.

CNA ka pasqyruar të gjitha raportimet e bëra me pagesë në mediat e huaja që bëhen para çdo seance të planifikuar për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Vijon të përdorë avokatin e tij të pandehur dhe të akuzuar në GJKKO, Plarent Ndreca, i cili ka ndërmarrë veprime dhe aksione për sulme ndaj institucioneve të drejtësisë.

Kjo është një skemë e përsëritur, para çdo seance gjyqësore që e pret në Gjykatën Kushtetuese, në Gjykatën e Lartë, në Gjykatën e Posaçme dhe në Gjykatën Administrative.

Qëllimi i sulmeve në të gjitha rastet është i njëjtë, për të ushtruar presion, për të kërcënuar dhe shantazhuar drejtësinë, prokurorët dhe gjyqtarët.

Sulmet dhe skenarët bëhen për të vënë në presion Gjykatën Kushtetuese, Gjykatën e Lartë, Gjykatën e Posaçme apo Gjykatën Administrative që të dalë nga burgu njeriu me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale./ CNA