PAPUNËSIA, BIE NË NIVEL REKORD! Banka e Shqipërisë raporton rënie në 8.3%! Pagat në privat u rritën me 5.1 %
Banka e Shqipërisë raporton se papunësia ka rënë në nivelin 8.3%, duke shënuar rekord historik për vendin. Institucioni evidenton rritjen e pagave dhe punësimit, por paralajmëron edhe rreziqe nga kriza globale dhe rritja e çmimeve.
Papunësia në Shqipëri ka rënë në 8.3% që sipas Bankës së Shqipërisë shënon rekord historik dhe është situata më e mirë krahasuar edhe me rajonin.
Në dokument thuhet se janë bizneset ata që kanë rritur burimet njerëzore ku kryeson turizmi.
Po ashtu edhe pagat në sektorin privat jobujqësor janë rritur me 5.1%, kryesuar nga sektori i shërbimeve.
Rritja e rrogës minimale që ka shkuar në 50 mijë lekë raportohet të ketë sjellë efekt pozitiv.
Megjithatë në kahun tjetër edhe Çmimet kanë qenë më të shtrenjta. Institucioni qëndror financiar thotë se inflacioni në tre muajt e parë të këtij viti shkoi në 2.6 për qind. Megjithatë niveli thuhet se është më i ulët se shtetet e rajonit, duke treguar se nuk ka një ndikim të lartë nga kriza në lindjen e mesme.
Edhe pse situata e tanishme duke pozitive, Banka ka evidentuar se ekonomia cënohet në të ardhmen nga pasojat e krizës globale, duke e cilësuar me rrezik të moderuar.
Një ndër problemet në aspektin afatgjatë është edhe rritja e çmimeve të produkteve që importohen nga dy vendet, Italia dhe Greqia, të cilat janë prekur më shumë nga kriza.
Pavarësisht zhvillimeve globale në tre muajt e parë të vitit, bankat në Shqipëri kanë gjykuar që të mos ndryshojnë politikat monetare ndërkohë që vijojnë të monitorojnë çdo luhatje.

