Booking “rrit’ qiratë mujore/ Beti:Strehimi bëhet luks për të rinjtë dhe familjet e reja

Shtimi i apartamenteve me qira ditore ka bere qe te rriten cmimet e apartamenteve mujore.Për agjentët imobilarë në Tiranë dhe qytetet turistike, gjetja e një shtëpie me qira me çmim ekonomik po bëhet gjithnjë e më e vështirë, sidomos për të rinjtë dhe familjet e reja.

Rritja e numrit të apartamenteve të dhëna me qira ditore po ndikojnë në koston që paguajnë familjet në Tiranë dhe qytetet turistike.

Agjenti imobiliar Orgest Beti në një interviste për ora neës  thotë se ky aktivitet tashmë është kthyer në një biznes të mirëfilltë për shumë individë dhe kompani.

Kërkesa në rritje për shkak dhe të fluksit të turistëve po ndikon tashmë dhe te çmimi që duhet të paguajnë ata që kërkojnë qira afatgjatë.

Madje për studentët është dhe më e vështirë pasi ka pak apartamente në treg pranë zonave universitare.

Zhvillimit të biznesit të qirave ditore i është bashkuar dhe zhvlerësimi i euros

Banka e Shqipërisë po ashtu ka raportuar dhe për një rritje të kredive të dhëna për blerjen e apartamenteve, ndërsa ekspertët shprehen se nuk pritet të ketë lëkundje të çmimeve.