Universitetet dhe tregu i punës, Muça: Diplomat nuk mjaftojnë, bizneset kërkojnë aftësi praktike! Universitetet duhet të përshtaten
Universitetet në vend ende nuk po arrijnë të përgatisin plotësisht studentët për tregun e punës. Ekspertët thonë se mungesa e praktikës profesionale dhe programet e pa përditësuara po e bëjnë më të vështirë integrimin e të rinjve në profesionet për të cilat studiojnë.
Pavarësisht rritjes së numrit të studentëve që diplomohen çdo vit, tregu i punës vijon të ketë mungesë të profesionistëve
Eksperti i punësimit Erion Muça shton se ka ardhur koha për një reflektim nga institucionet e arsimit të lartë për t’iu afruar më shumë kërkesave të tregut.
Jo vetëm përmirësimi i korrikulave, por dhe praktikat profesionale shihen prej tij si mundësia më e mirë për të përmirësuar situatën.
Muça thekson se duhet investim edhe në përgatitjen e stafit akademik dhe në përdorimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies.
Si zgjidhje më të mirë Eksperti shikon realizimin e bashkëpunimit mes universiteteve dhe bizneseve. Kjo, thotë ai, do të bëjë të mundur që studentët të kenë kapacitetet e duhura për t’u përfshirë menjëherë në profesionet që mësojnë në auditore.
