Pjesëmarrës në Konferencën "Lennart Meri 2026"/ Rama ndan fotot nga vizita në Estoni
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Maj 2026, 08:32
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga vizita e tij dje në Tallinn, Estoni ku dhe mori pjesë në Konferencën Lennart Meri 2026.
Rama u takua gjithashtu dhe me presidentin Alar Karis dhe Kryeministrin Kristen Michal dhe me të tjerë figura përfaqësuese ndërkombëtare për çështjet e sigurisë dhe diplomacisë.
"MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë e vizitës në Estoni, ku u mirëpritëm me respekt nga Presidenti Alar Karis dhe Kryeministri Kristen Michal, si edhe me pjesëmarrjen në panelin hapës të Konferencës Lennart Meri, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për sigurinë, diplomacinë dhe të ardhmen e Europës, ju uroj një fundjavë të mbarë," shkruan Rama.