Integrimi në BE, Shqipëria me mundësi të mëdha zhvillimi përmes projekteve strategjike
Në fazën e bisedimeve për integrimin në BE, shqipëria ka mundësi të përfitojë jo vetëm në bujqësi apo reformën ligjore. Projektet strategjike të mbështetura nga Unioni janë një mundësi mjaft e madhe zhvillimi por për këtë kërkohet angazhimi i të gjtihë aktorëve. Në tryezën e organizuar nga Qendra Rajonale për Lëndët e Para në Shqipëri përfaqësuesit e unionit therksuan potencialin që ka vendi ynë
Francesca Porcelli: Shqipëria ka potencialin për të aplikuar për projekte strategjike. Shqipëria është një partner vital për Bashkimin Europian sepse lidh dy botë. Krahas kësaj ne duhet të lëvizim nga strategjia në veprim dhe kjo kërkon politika të forta dhe koordinim mes qendrës, qeverisë dhe agjencive kombëtare në këtë drejtim por edhe kompanive. Ju duhet të veproni si një skuadër, pasi është e mundur, por kërkon shumë punë. Përgatitja e projekteve me cilësi të lartë për tu kualifikuar si strategjik, kërkon energji, kohë, punë e koordinim mes aktorëve relevantë. Ju duhet të plotësoni kriteret në të gjitha fushat.
Nga ana tjetër gjatë konferencës organizuar nga Qendra Rajonale për Lëndët e Para në Shqipëri, Linda Pustina e vuri theksin në jetëzimin e minieravepër ti shndërruar në atraksione turistike.
Solli edhe një shembull konkret nga Memaliaj.
Mbrojtja e mjedisit po ashtu është një ndër kërkesat më të rëndësishme në negociata, e po ashtu eshtë kthyer në një prioritet ndërkombëtar