KE mbështet qendrat e emigrantëve në stilin e Shqipërisë/ Meloni: Qasja jonë është bërë edhe qasja e Europës
Kryeministrja italiane Gorgia Meloni ka njoftuar se “Deklarata e Kishinaut”, e miratuar nga 46 shtetet anëtare të Këshilli i Europës, njeh të drejtën e vendeve për të zbatuar zgjidhje të reja për menaxhimin e emigracionit, përfshirë qendrat e riatdhesimit në vende të treta sipas modelit Itali-Shqipëri.
Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Meloni e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme, duke theksuar se Italia ka luajtur rol kyç në këtë proces, së bashku me kryeministren daneze Mete Frederiksen. Sipas saj, kjo dëshmon se qasja italiane për menaxhimin e flukseve migratore “me seriozitet dhe qëndrueshmëri” po shndërrohet gradualisht në një model europian.
Deklarata e saj vjen në një kohë kur marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për ngritjen e qendrave të emigrantëve në territorin shqiptar vijon të mbetet në qendër të debatit politik dhe institucional në Europë.
"Ky është një arritje e rëndësishme, fryt i një procesi që Italia e ndihmoi të niste me guxim dhe vendosmëri, së bashku me Kryeministren daneze Frederiksen. Ajo që ishte e diskutueshme vetëm një vit më parë, tani është bërë një parim i ndarë nga 46 shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe demonstron, edhe një herë, se qasja italiane ndaj menaxhimit të rregullt të flukseve të migracionit, e ndjekur me seriozitet dhe qëndrueshmëri nga Qeveria jonë, tani është bërë edhe qasja evropiane," shkruan Meloni.
