Lidhjet e errëta të politikës me krimin, Vatnikaj: Ja si u kthye Shkodra në një “patate të nxehtë”! Berisha akuzonte Spiropalin se...

Bashkëjetesa mes politikës dhe krimit të organizuar vazhdon të jetë një nga problematikat më të mprehta në vend, ku qyteti i Shkodrës shfaqet si një shembull flagrant i këtij fenomeni.

Në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetari Edison Vatnikaj theksoi se raste të ndryshme kanë nxjerrë në pah se si eksponentë të botës së krimit kanë ndikuar apo janë mbështetur nga figura politike, duke krijuar një enigmë komplekse që shpjegon tensionet e larta në këtë qark.

Një nga dosjet më të bujshme të kohëve të fundit është ajo e Pllumb Gjokës, i konsideruar një person me ndikim të madh në Shkodër. Në të kaluarën, nga opozita janë hedhur akuza publike që kanë lidhur Gjokën me zyrtare të larta të qeverisë. Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar edhe ish-dfrejtuesn politike në PS-së në Shkodër, Elisa Spiropali për lidhje me Gjokën, duke pretenduar se kjo e fundit kishte përfituar mbështetje financiare ose në asete gjatë kohës kur shërbente si drejtuese politike e qarkut Shkodër.

Përveç kësaj, akuzat kanë prekur edhe proceset zgjedhore. Sipas denoncimeve të bëra më herët nga zoti Berisha, anëtarë të familjes Bajri, duke përdorur eskorta me makina të blinduara, dyshohet se kanë patrulluar pranë qendrave të votimit.

Qëllimi, sipas akuzave, ishte intimidimi i votuesve dhe personave të tjerë për të orientuar votën në favor të palëve të caktuara politike, duke ushtruar shantazh ndaj tyre.

Ndikimi i grupeve kriminale është shtrirë deri në garën për drejtimin e Bashkisë Shkodër. Përplasjet politike kanë qenë aq të forta, saqë kandidatët dhe drejtuesit janë etiketuar reciprokisht si të lidhur apo si krerë të grupeve të ndryshme kriminale.

Të gjitha këto elemente, nga akuzat për financime të paligjshme dhe mbështetje politike deri te intimidimi i votuesve dhe betejat për pushtetin lokal, për gazetarin Vatnikaj formojnë një tablo të qartë se përse Shkodra mbetet një nga zonat më të nxehta dhe problematike në Shqipëri, ku kufijtë mes politikës dhe krimit duken shpesh të paqartë.

Edison Vatnikaj: “Po shohim dosjen e një nga personave më të rëndësishëm sot në Shkodër, që është Pëllum Gjoka, që nga zoti Berisha ka pasur akuza për përfshirjen e Elisa Spiropalit që i thonte edhe Elisa Spiro Gjoka, pra duke nënkuptuar mbështetjen financiare apo mbështetjen me asete të tjera të Elisa Spiropalit në kohën kur ka qenë drejtuese politike e qarkut Shkodër.

Kemi parë kallëzimet e zotit Berisha se si një eskortë me makina të blinduara shkonin në çdo qendër votimi, që ishte sipas zotit Berisha anëtarët e familjes Bajri dhe intimidonin votues apo persona të tjerë, duke qëndruar pranë ambienteve të tyre dhe duke i shantazhuar në distancë për të votuar apo për të orientuar votën.

Kemi parë edhe përplasje të forta të cilët kanë ndodhur pikërisht edhe për drejtimin e bashkisë Shkodër, duke i etiketuar si kryetar i njërit, mund të themi grup kriminal apo kryetar i një grupi tjetër kriminal.

Dhe të gjitha këto në fakt përbëjnë atë puzzle-in që pse Shkodra është kaq e nxehtë.

PËR MË SHUMË NDIQNI DISKUTIMIN NË “ORA NEWS” NËN MODELIMIN E GAZETARIT BRAHIM SHIMA