Akuza për zvarritje në KQZ/ Maliqi: Po dëmtohet besimi në institucionet zgjedhore
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar para gazetarëve duke kërkuar që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të marrë në shqyrtim një kërkesë për mbledhje urgjente lidhur me mandatin e deputetes Jorida Tabaku.
Ai ka ngritur pretendime për pavlefshmërinë e mandatit dhe ka kërkuar shkarkimin e saj, duke e akuzuar për abuzime dhe përfshirje në çështje që, sipas tij, janë nën hetim.
Maliqi ka shprehur pakënaqësi për vonesat në shqyrtimin e kësaj kërkese, duke i cilësuar ato si të dyshimta dhe të ndikuara politikisht.
Sipas tij, çdo zvarritje e procesit dëmton besimin e publikut dhe krijon hapësira për pazare politike.
Ai ka shtuar se çështja do të ndiqet deri në fund në rrugë ligjore dhe institucionale, duke kërkuar që institucionet të mos ndikohen nga faktorë të jashtëm dhe të veprojnë në bazë të ligjit.

