PAS SKANDALIT “FESTIV” NË QELI/ Lulzim Berisha e Durim Bami zhvendosen drejt burgut të Peqinit! Ja arsyeja e transferimit

Lulzim Berisha dhe Durim Bami, dy të paraburgosurit, njëri në Durrës dhe tjetri në Fushë-Krujë, prej kësaj të mërkure janë akomuduar në burgun e sigurisë së lartë në Peqin.

Shkak për lëvizjen e tyre kanë qenë informacionet konfindencialë se ata mund të përdornin apo mbanin aparate celulare në qeli.

Për këtë arsye, me urdhër të drejtorit, është kryer dhe lëvizja e tyre në një burg me vëzhgim dhe masa më të rrepta.

Javëve të fundit, forcat Operacionale të Drejtorisë së Burgjeve kanë zhvilluar një sërë kontrollesh në të gjitha burgjet e vendit, ku janë zbuluar nga thika të improvizuara e deri te telefona apo smart ëatch që të burgosurit mbanin në qeli.

PAS SKANDALIT “FESTIV” NË QELI/ Lulzim Berisha e Durim Bami

Për Durim Bamin ky është transferimi i dytë brenda një periudhe të shkurtër për Bamin, i cili më herët ishte zhvendosur nga burgu 313 në Tiranë drejt burgut të Fushë-Krujës, pas një kërkese të pranuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.

Transferimi i mëparshëm ishte miratuar në mesin e prillit, pas një kërkese të mbrojtjes së tij, ku argumentohej se në disa institucione vuajtjeje dënimi ndodheshin persona që mund të përbënin rrezik për sigurinë e tij, si dhe për shkak të gjendjes shëndetësore dhe stresit të vazhdueshëm.

Ndërkohë, ditët e fundit në burgjet e vendit po zhvillohen kontrolle të shtuara në qeli, në kuadër të masave për parandalimin e përdorimit të celularëve dhe sendeve të ndaluara, si edhe për monitorimin e takimeve të veçanta të disa të dënuarve.

Durim Bami ndodhet në masën “arrest në burg” me vendim të Gjykatës së Posaçme, i dyshuar për disa vepra penale, mes tyre sigurim kushtesh për vrasje, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe kultivim narkotikësh. Sipas hetimeve, ai dyshohet për përfshirje në disa ngjarje të rënda kriminale, të cilat vijojnë të jenë nën hetim.