GJKKO shqyrton kërkesën e SPAK-ut, ja kur do jepet vendimi për ish-kreun e KPP-së, Jonaid Myzyri

Gjykata e Posaçme ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor dhe ka caktuar datën 25 maj për shpalljen e vendimit mbi kërkesën e SPAK-ut për pushimin e procedimit ndaj ish-kreut të KPP-së, Jonaid Myzyri, i cili u mor i pandehur për shkelje barazie në tendera.

Gjatë kësaj seance, GJKKO pyeti prokurorin e SPAK-ut mbi rrethanat se pse ka kërkuar pushimin e hetimeve.

Prokurori tha se gjatë hetimeve dhe disa verifikimeve nuk rezulton të ketë bërë vepër penale.

Myzyri u hetua nga për veprën “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Përveç tij u hetuan edhe anëtarët e KPP-së: Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj dhe Enkeleda Bega.

SPAK e mori të pandehur Myzyrin në qershor të vitit 2025, në lidhje me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Rrëshen (Ura e Fanit)-Shpal, Shpal-Qafë Bene-Hadroj dhe Shpal-Ura e Repsit, me gjatësi totale 59 kilometra.

Tenderi 2.2 mln/ € pa përgjegjës?SPAK kërkon pushimin e çështjes për ish-kreun e Prokurimit Publik