Prokuroria aksion në Sarandë/ Sekuestron hotelin “Oasis” në pronësi të vëllait të Edmond Papës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2026, 12:46
Prokuroria e Sarandës ka vendosur sekuestrimin e një hoteli 6-katësh të quajtur “Oasis”, në pronësi të Alqi Papa.
Mësohet se objekti dyshohet të jetë pjesë e një procedure pasurore që lidhet me hetime në vazhdim.
Ndërkohë që vendimi i sekuestrimit është ekzekutuar nga autoritetet kompetente ditën e sotme.
Alqi Papa është vëllai i biznesmenit Edmond Papa që u ekzekutua në zonën e Selitës në Tiranë.
