EMRI/ Plagosje me th*kë në Sarandë, përfundon në spital 42-vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2026, 10:52
Sarandë, plagosje me thikë në lagjen nr.1. Ngjarja para pak minutash. Një i plagosur me thikë është transportuar me urgjencë drejt spitalit te Sarandës.
I plagosuri i identifikuar si Olsi Mucodemi, 42 vjeç.
Sipas burimeve spitalore, i plagosuri ka plagë me thikë në gjoks dhe gjendja është relativisht e mirë. Forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.