VIDEO/ Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme dhe të nesërme (13 - 14 Maj 2026)

Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin evropian.

Një qendër e fuqishme ciklonare në veri të Evropës sjell rrebeshe shiu në Britani dhe Evropën Qendrore, ndërsa Evropa Lindore dhe Ballkani mbeten me reshje më të pakta.

Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendin tonë. Sipas MeteoAlb, kthjellime dhe vranësira të shpeshta priten në të gjithë vendin, më të theksuara në qendër dhe jug ku priten rrebeshe afatshkurtra. Temperaturat luhaten nga 6°C në 26°C. Era fryn mbi 35 km/h, me dallgëzim 1 ballë.

Shohim tani kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme, moti i paqëndrueshëm vijon në Evropën Veriore, Britani dhe zonën e Alpeve me reshje dhe stuhi, ndërsa Ballkani dhe Europa Lindore me rrebeshe afatshkurtra. Pjesa jugore e kontinentit mbetet me kthjellime dhe mot të ngrohtë.

Njihemi tani me kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, priten vranësira të dendura në të gjithë territorin, më të dukshme në lindje, ndërsa pasditja sjell reshje shiu në të gjithë vendin. Temperaturat luhaten nga 3°C në 24°C. Era fryn mbi 40 km/h, me dallgëzim 2 ballë.