Nuk ndërhynë në një konflikt ku u përfshi edhe punonjësi i FNSH, AMP pezullon dy efektiv në Kamëz

Dy efektiv që shërbenin në komisariatin e policisë nr 5 janë pezulluar nga detyra ku AMP ka nisur hetimet ndaj tyre pasi dyshohen se nuk kanë përmbushur detyrën në një konflikt ku pjesë e dhunës u bënë dhe një punonjës i FNSH.

Ky i fundit ka qenë duke darkuar në një lokal në Kamëz ku është konfliktuar me disa persona të tjerë.

Në vendngjarje ka mbërritur patrulla me dy efektivët që dyshohet se nuk kanë përmbushur detyrat e tyre funksionale.