Kundër projektit "TID"/ Banorët e Durrësit, protestë para bashkisë
Qytetarët e Durrësit po protestojnë ditën e sotme para bashkisë, kundër projektit "TID". Banorët kanë kërkuar takim me kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako, ndërsa janë shprehur se nuk do të lirojnë banesat e tyre dhe nuk do të tërhiqen nga protestat.
“Ne jemi shtëpi të vjetra me tapi dhe në qendër të Durrësit. Nuk ka lidhje me arkeologjikun. Ne këtu na ka përditë derisa të na japin një përgjigje. Në çfarë vendi të botës prishet shtëpia me tapi për të bërë një lulishte. Ne nuk do të dorëzohemi”, është shprehur një nga qytetarët për mediat.
Protestuesit kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, të prekura nga projekti për rivitalizimin e qendrës historike të Durrësit. Kjo është hera e disatë që protestohet kundër këtij projekti, ndërsa në protestat e mëparshme nuk kanë munguar edhe përplasjet me policinë.
