Gjyqi ndaj Laert Haxhiut/ Pas Noizy-t, GJKKO kërkon edhe dëshminë e Cllevio-s
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut ka mbledhur reperat shqiptarë, ku pas Noizy-t, GJKKO ka kërkuar edhe dëshminë e këngëtarit Kleviol Ahmeti, i njohur ndryshe si "Clevio".
Këtë të mërkurë në GJKKO është zhvilluar seanca e radhës ndaj Laert Haxhiu, ku trupa gjykuese ka thirrur disa dëshmitarë, mes tyre babain dhe motrën e reperit Rigels Rajku, i njohur me emrin e tij artistik si 'Noizy'.
Por, mes emrave të thirrur është edhe Kleviol Ahmeti, këngëtari i njohur si Cllevio.
GJKKO ka thirrur shtetasit: Arjan Aliço, Xhino Aliço, Besnik Çoku, Erion Çoku, Amela Kondi (Selimi), Roza Selimi, Alesia Selimi, Xhuljano Xhaferraj, Shpresa Mermali, Kujtim Mermali, Boranta Bashaliu, Mustafa Bashaliu, Gazmir Çepele, Kujtim Meta, Bashkim Rajku, Rigels Rajku, Anisa Rajku, Rexhep Gina, Resmije Turku, Kleonirda Lamçe (Turku), Altin Lamçe, Marjus Zejneli, Mario Gjoka dhe Genci Hida.

Hetimet e SPAK kanë treguar se tritoli i vendosur në ambientet e lokalit në pronësi të Noizyt, në qytetin e Durrësit, është vendosur me urdhër të Laert Haxhiut, si përgjigje ndaj dhunës fizike që shokët e këngëtarit ushtruan ndaj Kleviol Ahmetit.
Gjykata ka vendosur që seanca e ardhshme më 28 maj, në orën 14:00, ku pritet të vijojë administrimi i dëshmive dhe provave në kuadër të procesit gjyqësor.
Sa i përket procesit, në seancën ndaj bandës së Laert Haxhiut që u mbajt këtë të mërkurë në gjykatë për të dëshmuar u paraqit Bashkim Rajku, babai i reperit Noizy, për të cilën 4 vite më parë me urdhër të Laert Haxhiut bizneseve në pronësi të tij iu vendos lëndë plasëse.
Bashkim Rajku: "Kemi një aktivitet dyqan rrobash. Para 4 viteve ka ndodhur një shpërthim me tritol. Unë kam qenë në gjyk kur ka ndodh ngjarja. Kemi shku dhe e kemi gjet lokalin e shkatërruar. Administratore është goca ime Anisa dhe ajo ka qenë jashtë shtetit. Kam dhe një djal që quhet Rigels është muzikant. Djali jeton vetëm ka shtëpi në vete. Jetonte afër nesh.
Lokali mund të jetë rreth 100 m katror i vendosur në kat të parë. Ne nuk dimë asgjë kush mund ta ketë bërë. Ne e kemi marrë vesh nga mediat. Klevion Ahmeti e kemi dëgju dhe është artist edhe ai. Merret me rrjete sociale ka pas përplasje me djalin tim. Diçka ka pas xhelozi mes djalit tim dhe Kleviol Ahmetit për punë muzike."
Ndersa motra e Noizyt nuk do të pyetet pasi prokurori hoqi dorë nga dëshmia e saj.

