Artikulli i New York Times ngre akuza të rënda ndaj ushtarëve izraelit

Një artikull i publikuar nga The New York Times ka shkaktuar debat të fortë ndërkombëtar lidhur me dhunën seksuale izraelite ndaj palestinezëve. Shkrimi jep dëshmi të palestinezëve që akuzojnë ushtarë izraelitë për tortura dhe abuzime seksuale në qendrat e ndalimit, duke përdorur edhe qentë. Izraeli i ka mohuar kategorikisht akuzat, duke i quajtur ato “shipifje të rënda” dhe pjesë të një fushate kundër shtetit hebre.

Një artikull i gjatë investigativ i publikuar në The New York Times ka nxitur reagime të forta politike dhe mediatike në mbarë botën.

Gazetari Nicholas Kristof paraqet dëshmi të palestinezëve që janë përballur me tortura dhe dhunë seksuale nga ushtarë izraelitë gjatë ndalimeve në Bregun Perëndimor dhe në burgje izraelite.

Në artikull përshkruhen akuza për përdorim të dhunës seksuale, rrahje dhe poshtërime ndaj të ndaluarve palestinezë, ndërsa citohen edhe raporte të organizatave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ekspertëve të Kombeve të Bashkuara.

Kristof shkruan se dëshmitë tregojnë një model të përsëritur abuzimesh dhe se shumë raste mbeten të paraportuara për shkak të stigmës sociale.

Një pjesë e raportimeve që ka shkaktuar reagimet më të forta lidhet me dëshmitë e disa palestinezëve që gjatë ndalimit janë sulmuar seksualisht me përdorimin e qenve nga ushtarë izraelitë.

Sipas artikullit, disa të ndaluar kanë rrëfyer se janë mbajtur të lidhur dhe të zhveshur ndërsa qentë janë nxitur për të përdhunuar nga rojet. Dëshmitë përshkruhen si tronditëse dhe janë krahasuar nga autorët e artikullit me praktika torture izraelite të dokumentuara historikisht edhe në konflikte të tjera.

Qeveria izraelite reagoi ashpër ndaj publikimit, duke e cilësuar artikullin si një “shpifje të rëndë” dhe pjesë të një fushate të organizuar kundër Izraelit.

Vetë Kristof mbrojti raportimin e tij, duke theksuar se artikulli bazohet në intervista të drejtpërdrejta, dëshmi të mbledhura në terren dhe dokumente të organizatave monitoruese. Ai kërkoi më shumë transparencë dhe lejimin e monitorimit ndërkombëtar në qendrat ku mbahen të burgosurit palestinezë.