Projektligji i ‘Atdheut Blu’ në Turqi shkakton alarm në Greqi, PASOK kërkon sanksione nga BE

Mazhoranca e parlamentit turk po përgatit një projektligj  sipas projektit "Atdheu Blu"  me qëllim siç shprehen ata për mediet turke "sigurimin ligjor të të drejtave dhe interesave të Turqisë në Detin e Zi, Mesdhe dhe Egje ".

Nisma pritet të paraqitet në Parlament pas festës së "Kurban Bajramit"  ndërsa raportohet se synon të "mbrojë të drejtat sovrane të Turqisë në zonat e saj të juridiksionit detar  dhe do të përcaktojë standardet në lidhje me ujërat ndërkombëtare.

Më tej burimet e medieve në Ankara shtojnë se çështjet që më parë rregulloheshin nga ligje të ndryshme do të bashkohen nën një "çati" të vetme për të siguruar sipas nismëtarëve unitetin ligjor".

Brenda kuadrit të rregullores, kufijtë e Zonës Ekonomike Ekskluzive dhe të shelfit kontinental , të cilët përbëjnë kufijtë detarë të Turqisë, do të rregullohen përmes një ligji bazë kurse Zonat gri do të përcaktohen në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Siç raportojnë të njëjtat burime, projektligji shqyrton gjithashtu statusin ligjor të ishujve, përfshirë ata të vegjël dhe  shkëmborë që quhen "zona gri" dhe që herë pas here shkaktojnë tensione midis Turqisë dhe Greqisë.

Për draftin shtohet se u morën në konsideratë pikëpamjet e Forcave të Armatosura Turke dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Por lajmi ka shkaktuar dhe reagime në Greqi. Eurodeputetët e PASOK kanë kërkuar marrjen e sanksioneve nëse turqia do të miratojë projekgligjin