Publikohen listat e deputetëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë, vetëm PDK vijon t’i mbajë “sekret”

Mbrëmjen e djeshme ka skaduar afati për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit në Kosovë.

Listat i kanë publikuar të gjitha partitë, përveç PDK-së e cila ende nuk e ka publikuar zyrtarisht.

Megjithatë, mediat në Kosovë kanë zbuluar se kush janë 20 emrat e parë në listën e PDK-së.

LISTA

1.Bedri Hamza

2.Uran Ismaili

3.Vlora Çitaku

4.Përparim Gruda

5.Arian Tahiri

6.Besa Kabashi-Rama

7.Rrahman Rama

8.Arben Mustafa

9.Sala Jashari

10.Enver Hoxhaj

11.Jakup Nura

12.Ganimete Musliu

13.Blerta Deliu

14.Xhavit Haliti

15.Rrustem Mustafa

16.Mërgim Lushtaku

17.Elmi Reçica

18.Ariana Musliu-Shoshi

19.Fadil Demaku

20.Altin Krasniqi

Në anën tjetër, në listën e LDK-së, në dhjetëshen e parë mungojnë Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami. Kjo e fundit tha se është vendosur në listë pas shumë njerëzve që s’kanë lënë gjë pa thënë për LDK-në.

“Nga zyra e LDK-së me është kumtuar se në listë unë jam me numër 12, pas njerëzve që deri dje e kanë luftuar LDK-në, por kjo për mua personalisht s’paraqet asnjë problem, sepse beteja ime nuk është për renditje as për fitore personale.

Beteja ime është për një Kosovë që nuk i nënshtrohet arrogancës së pushtetit; për politikën që i shërben qytetarit e jo interesave personale; për demokracinë që nuk tkurret; për qytetarin që kërkon llogari nga qeveria; për biznesin që nuk pengohet nga politika dhe për institucione që nuk kapen nga partitë”, ka shkruar Bajrami.

Listën e ka publikuar edhe Vetëvendosje. Aty figurojnë edhe emra të rinj si hoxha Osman Musliu, Arton Konushevci e aktori Armend Baloku. Por, mungon emri i Driton Hysenit.

Publikohen listat e deputetëve për zgjedhjet e jashtëzakonshme

Kurse, në listën e AAK-së, në numrin 11 është Ramush Haradinaj, i cili duket se ka liruar rrugë për emrat e rinjë.