Gara e re politike në Kosovë/ Halimi: Vjosa Osmani pritet të ndikojë ndjeshëm në elektoratin e Albin Kurtit

Në një lidhje direkte për Ora News, Jeton Halimi, ka folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit dhe ndikimin e tyre në skenën elektorale.

Halimi vlerëson se ndarja politike mes tyre ka krijuar një garë të fortë, ku të dy figurat po synojnë të konsolidojnë mbështetjen e tyre në elektorat të ndryshëm.

Sipas tij, fushata e Vjosa Osmanit po karakterizohet nga një qasje më e moderuar dhe profesionale, ndërsa gara pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në rezultatin zgjedhor.

Ai shton se një pjesë e votuesve dhe figurave politike që më parë kanë qenë të lidhura me Lëvizjen Vetëvendosje janë zhvendosur drejt kampit të Osmanit, duke krijuar një riorganizim të ri politik në vend.

“Kurti dhe Osmani tashmë janë në gara të ndara politike. Osmani po zhvillon një fushatë më profesionale dhe pa gjuhë të ashpër, ndërsa kjo e bën garën më sfiduese dhe më të balancuar.

....

Ka një lëvizje të pjesës së elektoratit dhe disa figurave politike që po kalojnë nga Vetëvendosje drejt Osmanit. Kjo pritet të ndikojë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.”-tha ai.

Halimi thekson gjithashtu se pas zgjedhjeve mund të ketë nevojë për marrëveshje politike për formimin e institucioneve, duke e konsideruar këtë një praktikë të zakonshme në politikën e Kosovës, por që shpesh sjell edhe debate për mënyrën e zgjedhjes së posteve të larta shtetërore.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: