EMRAT + FOTO/ Tragjedi në Pejë, dy vëllezërit humbin jetën brenda pak orësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Maj 2026, 18:13
Një tragjedi familjare ka ndodhur në qytetin e Pejës, në Kosovë. Dy vëllezër kanë humbur jetën brenda një dite, për shkaqe të ndryshme.
Fillimisht, Gazmend Maloku, i njohur nga të afërmit dhe miqtë si “Meni”, humbi jetën aksidentalisht, ndërsa vëllai i tij Bashkim Maloku ndërroi jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.
Bëhet me dije se Bashkimi ndërruar jetë gjatë trajtimit në spital, brenda një ore pasi kishte marrë lajmiin që i vëllai ishte ndarë nga jeta. Kjo ngjarje ka tronditur familjen, të afërmit dhe komunitetin.
