"S'kemi vetëm një garë partiake"/ Gjinali: 7 qershori mund të ndryshojë balancat politike për vite me radhë

Në një lidhje direkte në studion e Ora News ishte i ftuar politologu Ardit Gjinali, i cili komentoi zhvillimet e fundit në skenën politike në Kosovë, me fokus te zgjedhjet e ardhshme dhe rikthimi i figurave kryesore në garë.

Gjinali u ndal te situata aktuale politike, duke e parë 7 qershorin si një proces ku përplasen dy qasje të ndryshme politike dhe ku vota pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në drejtimin e vendit.

Ai tha se rikthimi i figurave të njohura në garë e bën procesin më të hapur dhe më të vështirë për t’u parashikuar, duke rritur peshën e zgjedhjeve.

“Rikthimi i figurave kryesore në garë e bën këtë proces më kompleks. Nuk kemi vetëm një garë partiake, por edhe një përplasje qasjesh që do të reflektohet në rezultatin final.”-tha politologu.

Në analizën e tij, Gjinali u ndal edhe te ndikimi që mund të ketë përfshirja direkte e Vjosa Osmanit në listën e LDK-së, duke e konsideruar si një element që pritet të matet në rezultat elektoral.

“Pesha politike e një figure si Osmani do të testohet në votë. Pëlqyeshmëria në publik është një gjë, por përkthimi i saj në mandate është një tjetër realitet.”-shtoi ai.

Gjinali theksoi se zgjedhjet në Kosovë nuk po shihen vetëm si një garë mes partive, por si një moment që mund të ndikojë në balancat politike afatgjata të vendit.

NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË NË ORA NEWS: