VENDIMI/ U përjashtua nga gara për kreun e PD-së, gjykata refuzon Meremen
Zgjedhjet për kryetar të PD nuk do të pezullohen. Ky është vendimi i dhënë nga gjykata pas ankesës së Mereme Selës së cilës nuk iu pranua as përfshirja në garë.
Gjykata e tiranës ka vendosur të mos ndërhyjë në debatin për zgjedhjen e kryetarit të partisë demokratike. Në vendimin e marrë këtë të mërkurë bëhet e ditur se është rrëzuar kërkesa e Mereme Selas e cila kërkonte pezullimin e garës deri në përfundimin e procesit gjyqësor si dhe rikthimin e saj në garë.
Në vendimin e shkurtuar trupa thotë se Sela ka të drejtën të bëjë apelim ndërsa aktet e saj i ka konsideruar me të meta.
Sela paraqiti kërkesën për të kandiduar si kryetare e PD brenda afatit por komisioni i vlerësimit doli në përfundimin se ajo nuk plotësonte kriteret e përcaktuara në statut.
Kandidimin kërkoi ta paraqiste dhe Ervin Salianji, Alesia Balliu dhe Evi Kokalari por kërkesa e tyre nuk u mor parasysh duke argumentuar se ata ishin vetë përjashtuar nga Partia demokratike. Megjithatë në deklaratat për mediet nga selia blu u tha se asnjë prej tyre nuk kishte bërë ankesë në komisionin e apelimit në PD ndërsa vetëm Sela duket se iu drejtua gjykatës
Vendimi:

