Dëmtohet makina e një gjyqtareje në Prishtinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2026, 09:26
Një rast i dëmtimit të pasurisë është raportuar në Prishtinë, ku fokus i sulmit ka qenë vetura zyrtare e një gjyqtareje.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ka njoftuar se një person i panjohur ka vendosur një gur mbi automjetin e saj, duke shkaktuar dëme materiale.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa autoritetet kompetente kanë nisur hetimet për identifikimin e personit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
