Trump 'trazon' Venezuelën/ Media amerikane: Presidenti synon ta fusë vendin në SHBA si shtetin e 51-të

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer në vëmendje marrëdhëniet me Venezuelën, pasi media amerikane “Fox News” raportoi se ai po mendon mundësinë që vendi latino-amerikan të bëhet shteti i 51-të i SHBA-së.

Lajmi ka sjellë reagime të menjëhershme nga Caracas. Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, e ka përjashtuar një skenar të tillë, duke kujtuar se venezuelasit kanë një lidhje të fortë me pavarësinë dhe historinë e tyre kombëtare.

“Ne nuk do ta mendonim kurrë këtë. Venezuelasit e duan pavarësinë e tyre dhe figurat historike që luftuan për të”, u shpreh Rodriguez.

Komentet vijnë në një moment tensionesh dhe debatesh të forta politike mes Uashingtonit dhe Caracasit, ndërsa Trump vazhdon të flasë për ndikimin amerikan në Venezuelë dhe për të ardhmen politike të vendit.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Trump e sheh Venezuelën si një territor me rëndësi strategjike për shkak të rezervave të mëdha të naftës dhe pozicionit të saj në rajon