Tregut të naftës i rrezikohen 100 milionë fuçi në javë nëse vazhdon bllokimi në Hormuz
Tregu global i naftës mund të përballet me një mungesë të madhe furnizimi nëse problemet në Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë.
Drejtori ekzekutiv i kompanisë shtetërore saudite të naftës Saudi Aramco ka paralajmëruar se tregu mund të humbasë rreth 100 milionë fuçi nafte në javë nëse bllokimi i trafikut detar në këtë zonë vijon.
Ai tha se ndërprerjet në furnizim përmes Ngushticës së Hormuzit po ndikojnë drejtpërdrejt në kërkesën globale dhe po krijojnë vështirësi në tregun ndërkombëtar të energjisë.
Sipas tij, nëse qarkullimi detar dhe tregtia kthehen në normalitet, kërkesa për naftë mund të rritet shpejt dhe tregu të rikuperohet.
Të dhënat e Administratës Amerikane të Informacionit për Energjinë tregojnë se në vitin 2025 furnizimi global me naftë ka qenë rreth 106 milionë fuçi në ditë, ose rreth 740 milionë fuçi në javë.

