"Armëpushimi me Iranin 'në gjendje kritike'"/ Trump: Marrëveshja mund të shembet çdo moment
Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se armëpushimi mes SHBA-së dhe Iranit është në një gjendje shumë të brishtë dhe mund të dështojë në çdo moment.
Gjatë një daljeje për mediat në Shtëpinë e Bardhë, ai u shpreh se marrëveshja mes palëve është e dobët dhe pa garanci të qarta, duke lënë të hapur mundësinë e përshkallëzimit të situatës.
Trump foli edhe për çështjen e uraniumit të pasuruar në Iran, duke e cilësuar atë si material shumë të rrezikshëm.
Sipas tij, fillimisht ishte rënë dakord për largimin e tij, por më pas Teherani ka ndryshuar qëndrim.
Ai shtoi se në situata konflikti vendimet ndryshojnë shpesh dhe se Shtetet e Bashkuara kanë një plan të përgatitur për çdo zhvillim.
Në fund, Trump komentoi edhe për disa grupe aleate në rajon, duke thënë se SHBA ka pritur më shumë bashkëpunim prej tyre në çështje të sigurisë dhe armatimit.

