Kina hap dyert për Trump/ Pekinin konfirmon takimin zyrtar mes dy liderëve botërorë
Kina ka konfirmuar se presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump do të vizitojë vendin këtë javë për t’u takuar me presidentin kinez Xi Jinping.
Sipas Ministrisë së Jashtme të Kinës, vizita po zhvillohet me ftesë të palës kineze.
Takimi mes dy liderëve ishte përfolur më herët, por Pekini nuk e kishte konfirmuar deri tani, pavarësisht deklaratave të Trump se udhëtimi do të ndodhte.
Vizita vjen në një moment tensionesh mes SHBA-së dhe Kinës, të ndikuara nga situata e sigurisë në Lindjen e Mesme dhe lufta në Iran, si dhe nga shqetësimet për furnizimin me energji.
Sipas raportimeve, mbyllja e pjesshme e Ngushticës së Hormuzit ka ngritur shqetësime për tregjet globale të naftës dhe sigurinë energjetike të Kinës.
Ndërkohë, Departamenti i Thesarit të SHBA-së ka vendosur sanksione ndaj disa kompanive me seli në Kinë, të cilat akuzohen për mbështetje të aktivitetit ushtarak të Iranit, pak para vizitës së Trump në Pekin.

