"TOYOTA YARIS"/ Apeli vendos lirimin nga qelia për ish-prokurorin Aurel Zarka
Gjykata e Posaçme ka vendosur të lirojë nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës, Aurel Zarka, i cili ndodhej në burg që prej qershorit 2024.
Vendimi është marrë nga gjyqtari Florjan Kalaja, pas shqyrtimit të kërkesës së mbrojtjes dhe qëndrimit të prokurorisë gjatë seancës. Pas vlerësimit të rrethanave të çështjes, gjykata pranoi lirimin e tij.
Aurel Zarka është dënuar më herët me 4 vite burg për korrupsion dhe ndikim të paligjshëm në çështjen e njohur si “Toyota Yaris”.
Ky dënim është reduktuar në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Hetimet ndaj tij lidhen me dosjen “Toyota Auris”, e cila u hap pas zbulimit në portin e Durrësit në qershor 2018, kur në dy automjete të ardhura nga Belgjika u gjetën të fshehura rreth 3.4 milionë euro cash.
Çështja mbetet një nga hetimet më të përfolura të viteve të fundit për trafikun e parave dhe korrupsionin në nivele të larta.

