FOTO/ Zjarri përfshin banesën në Zhulat të Gjirokastrës, flakët shkrumbojnë shtëpinë e një të moshuare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Maj 2026, 11:04
Në fshatin Zhulat, në Njësinë Administrative Cepo të Bashkisë Gjirokastër, një banesë është përfshirë nga zjarri paraditen e sotme.
Kur zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje, kanë konstatuar se flakët kishin përfshirë gjithë shtëpinë.
Ata kanë ndërhyrë menjëherë për të shuar zjarrin dhe për të parandaluar përhapjen e tij në banesat përreth.
Sipas informacioneve të para, zjarri ka nisur në momentin kur një e moshuar që jetonte në banesë kishte ndezur oxhakun.
Nga ngjarja nuk ka persona të lënduar, por banesa është dëmtuar rëndë. Shërbimet zjarrfikëse kanë vijuar punën deri në shuarjen e plotë të flakëve.


