Zjarri te biznesi në Radhimë/ Pronarët dyshojnë për zjarrvënie të qëllimshme: Kemi pasur konflikte

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth, si edhe ato të familjes Çanaj, me qëllim identifikimin e autorit.

Familjarët këmbëngulin se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Dejsi Çanaj, u shpreh se prej kohësh kanë pasur konflikte lidhur me pronat. Ajo tregoi se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:40, kishte dëgjuar hapa pranë lokalit dhe vetëm një minutë e 30 sekonda më pas kishte shpërthyer zjarri.

Sipas saj, dyshimet për zjarrvënie të qëllimshme forcohen edhe nga fakti se në beach bar nuk kishte energji elektrike, pasi objektit i ishte stakuar energjia elektrike.

Ndërkohë, policia vijon hetimet, duke marrë në pyetje banorë dhe familjarë, si edhe duke analizuar pamjet filmike për të zbuluar autorin, i cili sipas pronarëve dyshohet se është larguar nga kodrat e fshatit Radhimë.