Aksident në aksin Himarë-Borsh, makina përplaset me bordurën, pl*gosen dy vajza
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Maj 2026, 19:32
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të premte në aksin Himarë–Borsh.
Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës.
Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosura dy vajza, të cilat janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
