VIDEO/ PAMJE TË FRIKSHME! Zjarr i madh në Radhimë, rrezikojnë të digjen 3 hotele

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mbrëmjen e kësaj të premte në zonën e Radhimës në Vlorë.

Sipas raportimeve në media, zjarri ndodhet shumë afër 3 hoteleve, ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar.

Drejt vendngjarjes janë nisur 2 zjarrëfikëse për të neutralizuar flakët, ndërsa pritet që grupi hetimor të zbardhë rrethanat e ngjarjes.